Sulejman Starova ka folur në studion e Pressing, duke treguar se te Tirana kishte mundësi për zhvillime pozitive, ndërsa largimi I drejtorit sportiv Arbi Laçi nuk duhej dhe se ky është një paradoks shqiptar. Gazetari Gerti Çarçani është shprehur se tanimë edhe trajneri Egbo rrezikon të largohet.
“Paradokset shqiptare, lajmi që ka ikur një drejtor nuk është I mire, megjithë respektin për Osmanin. Në kulmin e suksesit të largohet drejtori sportiv kjo nuk shkon”, tha Starova.
Më pas ka ndërhyrë edhe Gerti Çarçani që tregon se edhe trajneri Egbo rrezikon postin te Tirana. “Rrezikon shumë Egbo sepse Laçi ka qenë një lloj fasade mbrojtëse”, u shpreh gazetari.