Jose Mourinho ka ngritur moralin në klubin e Tottenham. Drejtuesi i ri i “Spurs” ka sjellë entuziasmin e munguar në klubin londinez, duke rikthyer edhe rezultatet pozitive. Duket se situata pozitive ka bërë që Tottenham të bëjë “blerjen” e parë në epon e portugezit.
Mbrohjtësi 30 vjeçar, Toby Alderweireld ka rinovuar kontratën deri në vitin 2023. E gjitha ka ndodhur me ndërmjetësimin e “Special One”, që e sheh belgun si një lojtar të rëndësishëm në prapavijë. Mbrojtësi kishte shprehur dëshirën për largim, me Romën që ishte gati për të rrëmbyer shtatëlartin. “Efekti” Mourinho ka ndryshuar mendjen e qendërmbrojtësit, duke rinovuar kështu kontratën edhe për dy sezone të tjera.