Manchester City fitoi 2-0 ndaj West Ham në ndeshjen e prapambetur të Premier Ligë. Përveç futbollit dominues të ”qytetarëve”, bie në sy një statistikë. Rodri ka arritur të kompletoj 178 pasime gjatë ndeshjes së sotme, ndërkohë që rivalët e West Ham të gjithë së bashku vetëm 169 të tilla.
Ajo që ka ndikuar ka qënë edhe mënyra e lojës së Guardiolës, që bazohet në pasime. Kujtojmë që Rodri ishte autor i golit të parë. Kështu, Manchester City renditet në vendin e dytë në kampionat me 54 pikë, me 22 pikë më pak se kryesuesit e Liverpool.