Eduart Rroca shënoi dopietë në fitoren 0-3 që Intanbulspor mori në transfertë me Samsunspor. Ish-mesfushori i Kukësit ia ka dalë që të shënojë tre herë në javët e para të kampionatit turk, duke treguar formë të lartë sportive.
Shqiptari është përzgjedhur në formacionin më të mirë të ligës së parë turke, teksa ekipi i tij kryeson kampionatin dhe është ndër pretendentët kryesor për t’u ngjitur në Superligën turke. Rroca duket se i ka bërë të gjithë për vete qysh në javët e para, teksa veç lojës ia ka dalë të shënojë tre herë, duke dalë edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.