Objektiva të rinj për sulmin e Interit pas vendimit të Edin
Dzeko për të rinovuar kontratën me Romën deri në vitin 2022.
Boshnjaku shihej si një alternativë mjaft e mirë për tu pozicionuar në krah të Romelu
Lukaku në sezonin e ri, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Dzeko rinovoi dhe
Inter hedh sytë diku tjetër.
Në krye të dëshirave të Marotta qëndron “bomberi” polak i Napolit,
Arkadiuz Milik, teksa pas nuk mbetet as Fernando Llorente. Milik nuk po bind në
“Sao Paolo” dhe largimi i tij do të ishte një detyrim nëse drejt Napoli
shkon Icardi.
Ndërkohë, sa i përket pistës që të dërgon te spanjolli, Llorente, Interi e ka më
të lehtë, pasi ish-sulmuesi i Juventusit është i lirë pas eksperiencës me
Tottenham.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.