Edoardo Reja është në Tiranë prej disa ditësh, duke vijuar punën për ekipin kombëtar. Trajneri italian I kuqezinjve duket se ka ndryshuar edhe praktikën e punës, duke “detyruar” FSHF-në që t’I “bindet” vendimeve të tij. Reja ka bërë bashkë të gjithë trajnerët e moshave dhe sëbashku me stafin e tij, kanë studiuar disa pika ku duhet të ndërhyjnë për përmirësimin e Kombëtares në të gjitha moshat.
Ashtu siç duket nga fotot, Reja ka marrë “komandën” e mbledhjes duke I treguar të pranishmëve idetë e tij. Trajnimi I të rinjve dhe gjetja e talenteve të reja, duket se kanë qenë pikat e bisedës. Nga Alban Bushi që drejton Kombëtaren U21, Nevil Dede I U19 dhe Elvin Beqiri I U17 I janë bashkuar “leksioneve” të trajnerit reja. Nuk kanë munguar as trajnerët e moshave të tjera si dhe ata të femrave.