Teuta ”përplas brirët” me Kukësin sot në Elbasan Arena (20.45), në një takim të vlefshëm për Kategorinë Superiore. Durrsakët gëzojnë nëj formë të mirë, ku kanë fituar katër nga pesë përballjet e fundit. Trajneri Edi Martini beson te fitorja ndaj verilindorëve, pasi ka një grup lojtarësh mjaft cilësorë. Në dyshim mbetet prezenca e Sherif Kallakut, i cili nuk është akoma 100% gati.
Nëse do të jetë apo jo, vendimi do të merret vetëm pak përpara fillimit të ndeshjes. Kallaku është mjaft i nevojshëm për skaudrën dhe ka treguar se di të bëëj diferencën. Teuta renditet në vendin e tre-të ne 53 pikë.