Kategoria Superiore uli dje siparin e javës së 33-të. Teuta “u shkërmoq” 3-0 në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit, ndërsa sit ë mos mjaftonte rezultati dhe humbja, të besuarit e Edi Martinit morën edhe 2 kartona të kuq. Aleksi dhe Beqja do të jenë mungesa të sigurta për ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Partizanit në Durrës.
Dueli do të zhvillohet të dielën që vjen në orën 20:45. Mesfushori nga Levani është ndëshkuar me dy të verdhë, përkatësisht në minutën e 49 dhe 54. Mbrojtësi Fabio Beqja do të dilte nga loja pas prekjes së topit me dorë mbi vijën fatale, duke I hequr mundësinë e golit Abazajt. Lojtari kishte 20 minuta në fushë, pasi kishte zëvendësuar Kouros me fillimin e pjesës së dytë.