Partizani-Tirana do të luhet ditën e diel në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo supersfidë pritet të ndiqet me interes të madh nga futbolldashësit shqiptar. Për këtë drejtuesit e kuq po marrin masat për një organizim sa më të mirë të saj. Tashmë edhe organet kompetente të policisë janë lajmëruar për këtë takim, në mënyrë që të marrin masat e nevojshme për mirëmenaxhimin e këtij takimi. Në orët në vazhdim pritet të ketë një informacion zyrtar nga klubi i Partizanit për sa i përket ndarjes së stadiumit dhe çmimit të biletave.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.