Sapo ka nisur eksodi i lojtarëve kosovarë nga kombëtarja kuqezi. Herolind Shala, Milot Rashica dhe Alban Meha janë tre lojtarët e parë që kanë deklaruar se nuk do të jenë më me kuqezinjtë, por që tashmë kanë preferuar të veshin fanellën e Kosovës. Në afatin tre ditor të përcaktuar nga FIFA për kalimin e lojtarëve kosovarë, ky është vetëm fillimi.
Sot dhe nesër pritet që të mësohen të tjerë emra, të cilët edhe mund të na befasojnë, duke qenë se në kontingjentin e drejtuar nga italiani De Biasi ka të pakënaqur dhe që është shprehur qartë gjatë Europianit. Kështu, deri mbrëmjen e nesërme na duhet që të presim me ankth se kush do të lërë Shqipërinë për të përfaqësuar kombëtaren më të re të njohur nga UEFA dhe FIFA.