Kategoria Superiore është në javët finale të vendosjes së objektivave. Klubet tej sukseseve në fushë janë duke menduar edhe për merkaton. Një ndër emrat që lakohet së fundmi për sulmin e klubeve të Superligës është Edgar Çani.
Lojtari së fundmi gjendet në Tiranë dhe jo pa arsye. Sëbashku me menaxherin e tij, Çani duket se është duke negociuar për t’iu bashkuar sërish Superligës Shqiptare, ndërsa shkrimi nga agjenti I tij ngre dyshime se lojtari do jetë pjesë e Superligës.
Nisur edhe nga paga e tij e mëparshme, vetëm klube si Kukësi apo Tirana mund të përmbushin “oreksin” e shtatëlartit. “Përsëri në Tiranë me bomberin Edgar Cani, do kemi surpriza përsëri”, shkruan agjenti I tij në rrjetet sociale. Lojtari më herët ka qenë pjesë e Partizanit.