Eden Hazard është operuar ditën e sotme në Dallas. Sulmuesi belg u dëmtua dy javë më parë dhe operacioni ishte i nevojshëm për të. Në faqen zyrtare, Real Madrid konfirmon se operacioni i tij është mbyllur me sukses, ndërsa është bërë e ditur edhe koha e rikuperit.
Siç raportojnë mediat në Spanjë Hazard do të mungojë të paktë 2-3 muaj. Nëse përmbushen parashikimet më optimiste, rreth dy muaj, Hazard mund të bashkohet me ekipin për ndeshjen e fundit të LaLigës. Kampionati mbyllet më 24 maj (Madridi luan në Leganes) dhe në atë muaj ka katër ndeshje, 3 maj kundër Athletic, 10 maj kundër Alaves, 13 maj kundër Granada dhe 17 maj ndaj Villarreal.