Sokol Jareci ka folur për çështjen e arbitrimit për sa i përket ndeshjes Kukësi – Skënderbeu. Jareci zbuloi arsyen se pse nuk u pranuan gjyqtarë të huaj për këtë takim të shumë përfolur. Sipas tij, edhe pse nuk ishte një informacion i konfirmuar, deklaroi se Federata nuk e ka pranuar kërkesën e korçarëve pasi ka pasur frikën e precedentit, e thënë ndryshe skuadrat do të nisnin të bënin “rrugë”.
“Nuk kam një informacion zyrtar se pse nuk u pranuan gjyqtarë të huaj në atë ndeshje. Megjithatë mendoj se Federata ka zgjedhur një treshe gjyqtarësh nga Shqipëria pasi ka pasur frikën e precedentit. Në këtë javë luhet Vllaznia – Tirana dhe besoj se edhe për këtë takim do të kërkohen gjyqtarë të huaj. Ndaj për t’u mos u bërë e rrugës, kam përshtypjen që është marrë vendim të mos pranohet kërkesa për arbitër të huaj”, përfundoi Jareci.