Armand Çajani dhe Dashamir Xhika janë futbollistët më të ri që janë bashkuar me Kukësin. Mesfushori dhe portieri kanë firmosur me verilindorët vetëm pak ditë më parë. Ndërkohë, ditën e sotme kanë zbritur në fushën stërvitore me nënkampionët.
Ka qënë vetë klubi verilindorë që ka zbuluar një gjë të tillë, teksa përmes rrjetit social “Facebook” ka publikuar fotografi të futbollistëve, duke i komentuar me fjalët: “Dy afrimet e fundit të skuadrës sonë në veprim”
Kujtojmë që Çajani erdhi nga Liga e dytë maqedonase, teksa Xhika la Partizanin për tu bashkuar me Kukësin.