Arbi Laçi ka folur për merkaton e verës ku një nga futbollistët më të përmendur ishte Michael Ngoo. Anglezi u shndërrua në një telenovelë pasi hezitoi të rikthehej në kohë. Pikërisht për këtë çështje ai deklaroi:
“Ngoo është ndër më i paguari në skuadër. S’mund ta fsheh këtë gjë. Rinovuam me të sepse stafi e donte. Ai ka probleme me veten, por në fushë cilësitë i ka treguar. Ka shënuar deri tani 2 gola. Besoj se do e ndihmojë shumë skuadrën”, tha ndër të tjera Laçi.