Klubi i futbollit të Partizani uroi përzemërisht skuadrën e volejbollit të femrave të Partizanit pasi u shpallën kampione të Shqipërisë për herë të dytë radhazi. Të kuqtë, për herë të parë pas mëse 20 vitesh kanë mundësinë më të mirë për t’u shpallur kampionë dhe në futboll. Ndërkohë, dhe skuadra e volejbollit të djemve të Partizanit po lufton të shpallet kampion i Shqipërisë me rival Vllazninë. Ky mund të konsiderohet viti historik për të kuqtë në të gjitha sportet.
“KRENAR PËR JU
PARTIZANI KAMPION I SHQIPËRISË NË VOLEJBOLL PËR FEMRA PËR TË DYTIN VIT RADHAZI
Vajzat e drejtuara nga trajneri Roland Tarja janë shpallur sot kampione të Shqipërisë, pasi kanë mposhtur në fazën finale me rezultatin e përgjithshëm me ndeshje 3 – 0 rivalet e Tiranës. Vajzat e kuqe kampione në fuqi, pas fitimit të trofeut të Kupës së Shqipërisë arkivojnë edhe Titullin KAMPION, duke shënuar një dominim absolut në Volejbollin e femrave edhe për sezonin 2018 – 2019″, shkruhet në urimin e Partizanit në faqen e tij zyrtare.