Arbitrat e futbollit shqiptar Enea Jorgji bashkë me asistenët e tij Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo kaluan me sukses testin e parë të ndeshjeve eliminatore të kampionatit europian të 2020-ës.
“Bluza e zeza” të Kategorisë Superiore gjykuan me rigorozitet dhe profesionalizëm sfidën e grupit F midis modestëve të Ishujve Faroe dhe Spanjës, ku iberikët nuk e patën aspak problem të triumfonin me rezultatin 1-4 ndaj ishullorëve.
Për Jorgjin, Çokajn dhe Avdon ky është një tjetër hap i madh në karrierën e tyre duke i dhënë cilësi futbollit europian me profesionalizmin e tyre.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.