Anësori i djathtë i Partizanit Jasir Asani ka zgjedhur të kalojë kohën e lirë pas shpalljes kampion me “homologun” e tij te kombëtarja e Shqipërisë Odise Roshi.
23-vjeçari, njëri prej lojtarëve që ka dhënë kontributin kryesor në ngritjen e titullit kampion të Shqipërisë pas 26-vitesh ka postuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram” me shkrimin:
“Me raketën kuqezi!”
Asani nuk mundi të luante në fitoren historike ndaj Tiranëns ditën e diel me rezultatin 2-1 për shkak të plotësimit të numrit të kartonave. Ai do të jetë i gatshëm për Teutën ditën e shtunë në sfidën e javës së 34-t.
Kujtojmë që Asani është pjesë e Shqipërisë U21 dhe është në pritje për të marrë ftesë nga tekniku i Kombëtares së madhe Edi Reja.