E VEÇANTË/ Futboll dhe histori, klubi i njohur shqiptar feston në një ditë dy ngjarje të jashtëzakonshme
Tifozët Lushnjes festojnë ditën e nesërme dy festa shumë domethënëse. E para ka të bëjë ngjarjen historike të zhvillimit të punimeve të Kongresit të Lushnjes në 21 janar të 1920. Ndërsa e dyta, me peshë futbollistike, është 7-vjetori i themelimit të tifogrupit të skuadrës myzeqare “Delegatët”.
Këto dy momente, klubi nuk ka harruar t’i ndajë me ndjekësit duke shprehur krenari dhe gëzim për domethënien e këtyre të momenteve të veçanta.
“Nesër më 21.01.2019
99 vite Kongresi i Lushnjes,
7 vite ULTRAS DELEGATËT
Ngjarja e parë historikë për Lushnjen dhe Shqipërinë, e dyta krenari e Lushnjes dhe e tribunave shqiptare.
Delegatët i festojne të dyja!
Forca Lushnja!
7 vite Krenari, Zhurmë, Adrenalinë, Pasion, Dashuri, Ndjenjë, Emocion! Për fanellën, për qytetin!”
Postimi i klubit të Lushnjes