Për ish-lojtarin e Partizanit Arbnor Fejzullahi sot është një ditë e veçantë, pasi feston 26-vjetorin e lindjes. Lojtarin e skuadrës zvicerane Neuchatel Xamax e uroi titullari i të kuqve Labinot Ibrahimi, me të cilin ka ndarë një pjesë të mirë të karrierës si shokë skuadre te 15-herë kampionët e Shqipërisë.
“Urime, Noli! Edhe shumë vite të tjera!”
Ish-mbrojtësi i djathtë i Partizanit Fejzullahi u largua në fund të sezonit të kaluar pasi i skadoi kontrata me të kuqtë.