Jeta dhe karriera e ish-kapitenit të Romës do të ekranizohet. Mediat italiane bëjnë me dije se profili i 42-vjeçarit do të bëhet pjesë e një filimi të huaj. Aktori skocez James McAvoy pranoi se është i gatshëm të interpretojë rolin e futbollistit legjendar italian.
“I ngjaj shumë Francescos dhe jam gati ta interpretoj nëse do të ma ofrojnë atë rol. Totti është një personazh i jashtëzakonshëm i futbollit. Siç thuhet në futboll, më vini në provë dhe do t’ju tregoj se sa vlej”, deklaroi McAvoy.
Totti është njëri prej golashënuesve më të mirë të futbollit italian. Ai fitoi kampionatin Serie A në 2001, ndërsa në 2006 ndihmoi Italinë të shpallej kampione bote. “Mbreti i Romës” u tërhoq nga sporti në 2017.