Për herë të parë në Shqipëri është organizuar një aktivitet i veçantë. 57 anëtarë nga Franca, Anglia, Greqia dhe Shqipëria morën pjesën në garën e notit që u zhvillua në distancën Butrint (Shqipëri)-Korfuz (Greqi) nën kujdesin e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit. Synimi i ëktij eventi ka qenë mbledhja e fondeve për ndërtimin e një shkolle ku do të edukohen fëmijët me aftësi të kufizuara.
Lajmi për organizimin e këtij aktiviteti e ka dhënë drejtori i AKB Auron Tare. Një konkurs i këtij niveli synohet të kthehet në traditë në vitet e ardhshme.