Kosova mori një rezultat historik pasditen e djeshme, teksa mposhti me përmbysje 2-1 Republikën Çeke. Një fitore që i ngjiti përkohësisht në vendin e parë të grupit A me 8 pikë, por fitorja 4-0 e Anglisë ndaj Bullgarisë i zbriti në vendin e dytë.
Kjo paraqitje nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat botërore, të cilët i kanë kushtuar artikuj të ndryshëm formës së Dardanëve.
Urimet kanë ardhur nga ana e anës, teksa nuk kanë munguar as urimet nga profile “fake” të personave të njohur. Një prej profileve më të ndjekura në “Facebook”, është një faqe me emrin e Jurgen Klopp. Gjithsesi, gjermani e ka pohuar se ajo faqe nuk është e tij, por një “fake”.
Megjithatë kjo nuk e ka penguar Televizionin Publik Shqiptar që t’i kushtojë një kronikë statusit të nxjerrë nga kjo faqe, e cila shkruan: “Nëse më pyetni “çfarë është futbolli”, unë do t’ju tregoj këtë foto, pavarësisht se kush jeni, pa marrë parasysh se nga vjen, thjesht punoni shumë dhe kurrë mos hiqni dorë! Lojë e bukur #respekt”
Moment nga kronika:
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.