Laçi-Tirana është padyshim kryesfida e javës së 35-të në Kategorinë Superiore. Duke parë edhe pozitat e dy skuadrave përpara takimit të kurbinit, ky 90 minutësh zbulon edhe fatet e tyre.
Bardhezinjtë janë në garë për një vend në Kupat e Europës, ndërkohë që bardheblutë kërkojnë pikë shprese për të mbijetuar në Superiore.
Edhe statistikat janë në favor të Kurbinasve, me të besuarit e Sulejman Starovës që kanë fituar 3 nga 5 ndeshjet e këtij sezoni. Laçi fitoi 2 takime në kampionat dhe 1 në Kupë.
Një tjetër duel është mbyllur në barazim 1-1, teksa sfida më decizive shkoi në favor të Tiranës. Bardheblutë fituan 3-0 dhe siguruan finalen e Kupës së Shqipërisë. Një skenar që shpresojnë ta bëjnë edhe më 26 maj në stadiumin “Laçi”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.