Skuadra e basketbollit e Vllanisë shpreson te mrekullia për të qëndruar në Superligën e basketbollit shqiptar. Pas fitores ndaj Tiranës ditën e hënë në Shkodër me rezultatin 82-68, kuqeblutë parakaluan Kamzën në luftën për mbijetesë me një pikë. Të shtunë mbyllet sezoni i rregullt dhe shkodrat sfidojnë Partizanin në kryeqytet, ndërsa Kamza luan me kryesuesit e kampionatit Goga Basketit.
Shkodranët duken më të avantazhuar për të besuar te fitorja, pasi të kuqtë kanë siguruar “play-off”-in.
Në rast se Vllaznia dhe Kamza e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, sipas rregullores së FSHB-së, qëndron ekipi me bilancin më të mirë në ndeshjet direkte dhe Kamza është në avantazh ndaj Vllaznisë (3 fitore dhe 1 humbje).
Të shtunën të dy ekipet do të vendosin fatin e sezonit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.