Merkatoja e verës është një “dritare” ku çdo skuadër tenton të përmirësojë organikën që ka në dispozicion. Në Angli është mbyllur merkatoja dhe i vetmi ekip që nuk ka bërë asnjë lëvizje është Tottenham, ku askush nuk është larguar dhe askush nuk është afruar.
Ky detaj ndodh për herë të parë në historinë e Premier League, ku një skuadër nuk e nis sezonin e ri me të njëjtët lojtar që e mbylli të fundit. Duhet thënë se londinezët këtë sezon do të luajnë në Champions Leaguesë bashku me United, City dhe Liverpool, ndërkohë për drejtuesit e ekipit nuk është dukur e nevojushme që të bënin “pazare” lojtarësh.