E ardhmja e Daniele de Rossit është ende në dyshim. Mesfushori italian i dha fund aventurës me Romën dhe është gati të nis një rrugë ka krye, si ajo e Kristofor Kolombit.
Të shumtë janë destinacionet që kanë dal në dritë për të, ku ajo që po tundon së tepërmi 36 vjeçarin është ajo e Boca Juniors. Emri i madh dhe futbolli argjentinas shihen si një eksperiencë mjaft e volitshme për De Rossin, që kërkon të lë pas eksperiencën e suksesshme me fanellën verdhekuqe.
Te Boca e pret një kontratë 6 mujore, çka do të thotë se mesfushori do të jetë i gatshëm për argjentinasit për Kupën Libertadores. Pas kësaj eksperience, De Rossi do të ngjitet lart në hartë, ku do të provojë një eksperiencë në SHBA me Los Angeles Galaxy.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.