Një lajm shumë i rëndë për Partizanin. Newsport.al mëson se portieri i dytë i kampionëve të Superiores, Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, në një lagje në Komunën e Parisit.
Ambulanca e ka marrë shpejt lojtarin, që është rrëzuar në bar. Për fatin e mirë 24 vjeçari është mirë, dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Newsport mëson se Teqja është larguar i pari nga stadiumi pasi është mbyllur ndeshja mes Partizanit dhe Teutës (1-1), madje nuk ka bërë as dush. “Gardiani” njihet në përgjithësi si një tip shumë i mbyllur në vete. Ndërsa, kur është hedhur nga kati i gjashtë, për fatin e tij të mirë, lojtarin e ka ndihmuar pema që ndodhej poshtë dhe më pas ai ka rënë në bar.