Ligat inferiore të futbollit fshehin probleme që për syrin e pjesës më të madhe nuk shihen. Në kategorinë e pestë të futbollit gjerman dy vëllezërit Kushtrim dhe Kreshnik Lushtaku kanë goditur me grushta trajnerin e tyre Gokhan Gokçe (ekipi Pforzheim) pasi ky i fundit uli në stol Kreshnikun, i cili humbi një penallti të rëndësishme.
Vëllai i tij Kushtrimi debatoi verbalisht me trajnerin bashkë me një lojtar tjetër dhe në acarim e sipër kanë shkëmbyer grushta.
Klubi ka vendosur t’i përjashtojë të tre lojtarët dhe atyre u është ndaluar hyrja në stadiumet e tjera.
Kushtrim Lushtaku ka luajtur para pak kohësh me Flamurtarin (2015-2016) dhe Kukësin (2014-2015, 2016-2017). Roli i tij në fushë është mesfushor i avancuar.
Kushtrim Lushtaku