Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, dëshiron të tregojë edhe një herë vlerat e tij te Barcelona. Bomberi kuqezi është rikthyer përsëri në Spanjë, pasi ekipi i Spezia nuk e aplikoi mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit për 2.7 milionë euro.
Siç raporton “Mundo Deportivo”, 25-vjeçari kërkon një shans në fazën përgatitore, për të bindur trajnerin Xavi Hernandez në miqësoret që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe vere.
Manaj ishte një nga zbulimet e mëdha të Barçës sezonin e shkuar, ku në miqësoret e zhvilluara ai shënoi katër gola në 117 minuta lojë. Kontrata e tij me katalanasit, përfundon në vitin 2023.