Gjykata Civile e Tiranës ka hedhur rrëzuar padinë e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Kristian Panucci ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Panucci kërkonte një dëmshpërblim prej 100 mijë euro pasi Nishani e kishte ofenduar duke i thënë sharlatan pas humbjes ndaj Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i ish-presidentit Nishani.
Në padinë e ngritur në gjykatë, trajneri i Kombëtares, është bazuar në nenet 608, dhe atë 654 të Kodit Civil. Panucci ka pretenduar se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, ndaj edhe kërkoi përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.