Zllatan Ibrahimoviç është shndërruar në qendër të vëmendjes teksa në merkaton e dimrit pritet të rikthehet në një klub të madh europian.
Ende s’është vendosur asgjë nga shtatlarti i sulmit, ndërsa së fundmi ka vendosur të investojë në Suedi. Ai ka blerë gjysmën e aksioneve të klubit të Hamarbit, ku sipas tij është një nga skuadrat më të mrekullueshme në vendlindjen e tij.
“Hamarbi është një klub fantastik me tifozë pasionant, që kanë respekt maksimal si në Stokolm ashtu edhe në Suedi. E kam vlerësuar gjithnjë Hamarbi dhe isha i impresionuar nga ajo çfarë bën ky klub jashtë dhe brenda fushës. Të jesh këtu është qejf dhe emocionues”, ka deklaruar ai.