Interesimi i Barcelonës ka “ngjallur” Manchester United, i cili ka nisur të lëvizi rreth pistës që të dërgon te Juan Mata.
Mesfushori është në fundin e kontratës me “djajtë e kuq” dhe largimi i tij gjatë merkatos së verës është i pashmangshëm.
Megjithatë, sipas “Manchester Evening News”, drejtuesit anglez kanë paraqitur ofertën e fundit për rinovimin e kontratës që i skadon që qershor. Nuk dihen ende kushtet e ofruara nga United, por fjalën e fundit e ka Mata.
Nëse vendos të bashkohet me Barcelonën, ky do të ishte një rikthim i 31 vjeçarit në La Liga, pasi më parë është aktivizuar me Valencia.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.