Shpallja kampionë të Kosovës i ka bërë përshtypje dhe presidentit të FIFA-s Gianni Infantinos. “Gazeta Olle” publikoi mesazhin që kreu i qeverisë së futbollit botëror i dërgoi presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.
“U gëzova kur dëgjova se Feronikeli u kurorëzua kampion i Kosovës për edicionin 2018/19. Kjo më jep kënaqësi për t’i përgëzuar ata për titullin e tyre të tretë në kampionat.
Kjo, pa dyshim, është rezultat i angazhimit dhe punës së madhe, prandaj të gjithë protagonistët mund të ndihen krenarë për këtë arritje të madhe. Unë do t’u jem mirënjohës nëse mund t’i përcillni urimet e mia për lojtarët, trajnerët, klubin dhe të gjithë stafin teknik dhe mjekësor, si dhe për tifozët. Unë ju inkurajoj ata për të vazhduar punën me vendosmëri dhe motivim!
Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, shfrytëzoj rastin të falënderoj Feronikelin dhe Federatën tuaj që ka ndihmuar në përhapjen e mesazhit pozitiv të futbollit dhe për nxitje të zhvillimit të kësaj loje të bukur e cila na bashkon të gjithëve. Pres që t’ju takoj së shpejti në Paris me rastin e Kongresit të 69-të të FIFA-s”, shkruan Infantino në adresë të presidentit Ademi dhe kampionëve të Feronikelit.