Te kampi i Flamurtarit dhe Skënderbeut nuk ka marrë përgjigje çështja e incidentit midis futbollistit Idriz Batha dhe kapitenit të bardhekuqve Marko Radas, të cilët u konfrontuan gjatë dhe pas sfidës së 28 prillit në Korrcë, të cilën Skënderbeu e fitoi me rezultatin 2-0.
Që prej 2 majit ku u konfirmua nisja e hetimeve për ngjarjen në fjalë, deri tani nuk është marrë asnjë vendim konkret nga Komisioni i Disiplinës, i cili e ka lënë mënjanë këtë çështje. Kjo situatë mund të dëmtojë të dyja ekipet, pasi duhet të llogarisin të dy titullarët me raport 50-50 për t’u aktivizuar me frikën se mund të përjashtohen.
“24. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentin midis lojtarit të FC ‘Flamurtari’, Idriz Batha dhe lojtarit të KF ‘Skënderbeu’, Marko Radas.
Në momentin më kritik të sezonit, ku lufta për të siguruar pjesëmarrjen në Europë është nxehur akoma më shumë, Skënderbeu dhe Flamurtari duhet të mbajnë një sy në fushë dhe një në kryeqytet. Amullia e krijuar kërcënon prishjen e planeve të trajnerëvë Ilir Daja dhe Orges Shehi, pasi si Batha dhe Radas janë shumë të vlefshëm për Flamurtarin dhe Skënderbeun.
Të dy futbollistët u konfliktuan në fushë në sfidën Skënderbeu-Flamurtari të 28 prillit. Më pas, mesfushori kuqezi e priti në korridor kroatin dhe pretendohet se e ka goditur në shpinë me grusht. Batha e ka mohuar kategorikisht një veprim të tillë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.