Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde ka mbetur i shokur nga përmbysja e Liverpoolit ndaj skuadrës së tij 4-0 sonte në gjysmëfinalen e Champions League, edhe pse Barça ishte favorite absolute për të shkuar në finale.
“Nuk e di se di të ndikojë kjo ndeshje te unë. Jam këtu dhe si trajner, mbaj përgjegjësi. Është shumë dhimbshme për ne, sidomos për tifozët tanë. Është viti i dytë që na përmbysin kështu”, përfundoi tekniku i Barcelonës.
Ai e paralajmëroi javën e kaluar pas fitores 3-0 ndaj Liverpoolit në aktin e parë, se asgjë nuk është e sigurtë, pasi edhe vjet u eliminuan nga Roma kur kryesonin në takimin e parë 4-1. Dhe profecia u përmbush sërish.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.