Sulmuesi i Teutës Latif Amadu mund të konsiderohet i larguar nga “djemtë e detit” në fund të sezonit. Lënia në stol në fazën e tretë të kampionatit ka sjellë pakënaqësi te ish-kryesuesi i listës së golashënuesve më të mirë të këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Sipas medias sportive të Ganës “Ghana Soccer Net”, 25-vjeçari ka ngjallur sërish interesimin e klubeve në Bjellorusi.
Sipas kësaj mediaje, Latif nuk u grumbullua për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë me Kukësin (1-0).
Ai ishte pranë transferimit në janar te Shakhtyor Soligorski, ku luan Elis Bakaj, por në fund operacioni dështoi. Këtë herë lojtari afrikan mund të pranojë largimin nga Teuta për shifrën e 150 mijë €.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.