Pasi mbylli kapitullin e tij te Kukësi, Besar Musolli duket se ka gjetur menjëherë skuadër të re. E përditshmja “Bota Sot” raporton se ish-mesfushori i verilindorëve dhe lojtari i përfaqësueses së Kosovës i ka dhënë fjalën presidentit të klubit ku nisi karrierën, Gjilani se do të kthehet sërish atje.
Musolli kishte muaj që ishte i dëmtuar te Kukësi dhe kur pritej që ai të rikthehej sërish, ditën e sotme ai dhe Kukësi vendosën të ndërprisnin marrëdhëniet.