Pavarësisht reklamës së bërë dhe pritshmërisë së madhe për t’u tejmbushur, në stadiumin “Vasil Levski” të Sofies në Bullgari do të jenë vetëm 8 mijë tifozë.
“Insport” raporton se zyrtarët bullgarë komunikuan se as ccereku i stadiumit nuk është plotësuar për sfidën Bullgari-Kosovë, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020-ës.
Ajo që habit është se të dyja ekipet kërkojnë fitoren e parë në këtë fazë eliminatore dhe interesi duhej të ishte më i madh nga vendasit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.