Ish-trajneri i Kombëtares së femrave Armir Grima lë sot burgun. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi ndryshimin e masës nga “arrest në burg” në “arrest shtëpia”. Lajmin e papritur e konfirmoi Ora News.
Ish-portieri dhe kapiteni i Vllaznisë në vitet ’90 dhe ‘2000 u arrestua në 22 shtator të vitit të kaluar i dyshuar si bashkëpunëtor i grupit të organizuar kriminal të Bajrave në qytetin e Shkodrës. Ndaj tij rëndojnë dhe akuzat për fiksim të ndeshjeve të futbollit shqiptar.
FSHF-ja vendosi të shkarkonte Grimën nga posti i trajneri të kombëtares së femrave të Shqipërisë duke vendosur një tjetër legjendë të Vllaznisë Vioresin Sinanin.