Qendërmbrojtësi i Skënderbeut Fidan Aliti duket se do të qëndrojë në Korçë deri në qershor të këtij viti. Edhe pse u përfol se lojtari i përfaqësueses së Kosovës ishte pranë transferimit në Suedi te Hammarby, është vetë klubi kampion në fuqi i Shqipërisë që ka bërë prapakthehu.
Përveç Kabba Sambousë dhe kapitenit Marko Radas, bardhekuqtë kanë nevojë për alternativa të stolit dhe deri tani Skënderbeu nuk ka arritur të sjellë një lojtar që operon në zemër të mbrojtjes.
Sipas “Gazetës Olle”, klubi korçar ka ndërmend ta ofrojë lojtarin për klubet e interesuara vetëm pas përfundimit të sezonit duke arritur një marrëveshje paraprake.