Thomas Muller nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e dytë të fazës së 1/16 të Champions League. Sulmuesi gjerman është dënuar sërish nga UEFA me një tjetë takim pezullim pas ndërhyrjes së rëndë që shkaktoi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League ndaj lojtarit të Ajaxit Nicolas Tagliafico (takim i 12 dhjetorit të vitit të kaluar).
Ndeshja e parë mes bavarezëve dhe të kuqve luhet në “Anfield Road” në 19 shkurt, kurse akti i dytë në 13 mars në “Allianz Arena”.
Kjo supersfidë konsiderohet si finalja e parakohshme e këtij edicioni të Champions League.