Neymar JR 2 sezone më parë u transferua tek PSG-ja, por aventura e tij në Francë nuk ka shkuar aspak mirë. Sikurse raportojnë mediat e huaja, kampionët e Francës kishin në plan për t’i rinovuar kontratën brazilianit, por dëmtimi i tij i fundit, ka bërë që në klub të ndërrojnë mendje për të, duke mos pasur shumë siguri në këmbët e tij.
Për ta përforcuar më tepër këtë çështje, vlen të përmendim një statistikë. Deri në kohën që Neymar është transferuar tek PSG, klubi ka zhvilluar 126 ndeshje, ndërsa lojtari, në 63 prej tyre nuk ka qenë në fushë. Pra, gjysmën e takimeve ka qenë i dëmtuar, duke mos arritur të ndihmojë skuadrën e tij.
Tashmë, nuk përjashtohet një largim i sulmuesit nga PSG dhe klubet e mëdha janë duke e monitoruar situatën. Një prej tyre është Juventusi, që tenton një tjetër goditje “big” pas asaj të Cristiano Ronaldos.