Mousa Dembele është shumë pranë largimit nga skuadra e londineze, Tottenham. Sikurse raporton “The Sun Football”, mesfushori nuk është aktivizuar prej kohësh nga tekniku Mauricio Pochettino. Ky i fundit duket se ia ka hapur rrygën belgutpër të kaluar në një tjetër klub që në merkaton e janarit.
Me shumë interes pritet të shihet në vazhdim kjo çështje. Kujtojmë që 31 vjeçari në merkaton e verës ka qenë edhe objektiv i Interit, e ndoshta në këto “ujëra”, zikaltërit mund të hidhen përsëri në sulm për lojtarin e skuadrës së kryeqytetit anglez.