Formula 1 ka njoftuar se piloti i skuderisë Haas, Nikita Mazepin do mungojë në garën e sotme finale në Abu Dhabi. Mazepin ka shfaqur simptomat e Covid-19, duke rezultuar më pas pozitiv. Në përputhje me protokollin e sigurisë, piloti është izoluar teksa gëzon shëndet të plotë.
Për këtë garë, skuderia Haas ka vetëm një makinë në garë, me drejtues Mick Schumacher. Kujtojmë se sot në 14:00 me orën shqiptare, të gjithë do e kenë mendjen nga Formula 1, me Verstappen dhe Hamilton që janë me pikë të barabarta përpara sfidës së fundit, aty ku do zhvillohet finalja e sezonit dhe do shpallet kampioni.