Ish-futbollisti çek Tomas Repka u dënua me 1 vit e 3 muaj burg për mashtrim. 45-vjeçari akuzohet se ka shitur në mënyrë të kundraligjshme një makinë të marrë me qira për 46 mijë e 500 €.
Kjo nuk është hera e parë që ish-qendërmbrojtësi i Fiorentinës dhe West Hamit thyen ligjin. Vitin e kaluar ai u dënua me 6 muaj burg në mungesë për prostitucio online, pasi ofronte si shërbim eskort ish-gruan e tij. Ndër të tjera, Repka është kapur në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të alkoolizuar dhe refuzim të pagimit të një produkti ushqimor të blerë.
Repka ka lënë pas një karrierë futbollistike kontradiktore, pasi është ndëshkuar me 20 kartona të kuq për shkak të lojës së ashpër dhe sulmeve të papranueshme ndaj kundërshtarëve.