E shtuna e ardhshme është përcaktuar si dita për të zhvilluar 4 ndeshjet e javës së 35-ë të Kategorisë Superirore. Por, zhvillimi i tyre mund të shtyhet pasi blloku opozitar PD-LSI ka njoftuar një protestë kombëtare në të gjitha qytetet e Shqipërisë kundër qeverisë socialiste në datën 25 maj kur janë parashikuar ndeshjet e ndalesës së 35-ë të sezonit.
Menaxhimi i protestave dhe ruajtja e sigurisë mund të detyrojë FSHF-në që të shtyjë organizimin e takimeve në një datë tjetër, ku më e mundshmja është dita e diel.
Por, konfirmimi përfundimtar do të vijë nga vetë organi përfaqësues i futbollit shqiptar në ditët e ardhshme.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.