Paulo Dybala është dëmtuar në miqësoren e djeshme mes Brazilit dhe Argjentinës. Në këtë mënyrë 24-vjeçari do të humbasë sfidën e rradhës me Genoan në kampionat. Argjentinasi doli nga fusha e lojës në minutën e 57-të të lojës dhe vuri direkt akull në këmbën e majtë. Ai mund të jetë gati për ndeshjen e së shtunës, por Allegri nuk do ta sakrifikojë pasi të mërkurën e pret ndeshja me Manchester United të vlefshme për Champions League.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.