Talenti francez i Barcelonës Ousmane Dembele duhet të dëmshpërblejë ish-pronarin e shtëpisë së tij në Gjermani (kur luante me Borussia Dortmundin) për faktin se ka lënë ish-banesën e tij në Westphali në gjendje të degraduar. Qytetari e ka dërguar në gjyq lojtarin për të marrë dëmshpërblim prej 20 mijë €.
Jo vetëm kaq, por futbollisti ka probleme dhe te shtëpia e re e Barcelonës, pasi paraqitet shpesh me vonesë në stërvitje dhe për këtë arsye, ai është përjashtuar përkohësisht nga tekniku i Barcelonës Ernesto Valverde.
Lojtari njihet si person me temperament të vështirë ku mosmarrëveshjet me teknikët e tij kanë qenë të shpeshta.