Problemet me Connor McGregor nuk kanë të mbaruar. Pasi humbi titullin kampion ndaj rivalit Khabib Nurmagomedov dhe sherrit që shpërtheu pas ndeshjes, irlandezi është pezulluar nga aktiviteti i UFC-së për një muaj.
Vendimi i fundit është bazuar mbi raportin mjekësor të McGregorit që u nxor pas sfidës së fundit kaotike. UFC-ja e ndalon ish-kampionin irlandez të konkurojë deri më 28 tetor dhe ndalohet nga aktivitetet e UFC-së deri më 6 nëntor.
Beteja midis tij dhe Nurmagomedovit shkaktoi furtunë në media për fyerjet verbale, akuzat dhe përplasjet e dhunshme fizike pas ndeshjes .